Suedi, kryeministrja e parë grua jep dorëheqjen disa orë pas zgjedhjes

Magdalena Andersson ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Suedisë disa orë pasi u emërua si kryeministrja e parë grua e vendit.

Ajo e ndërmori këtë vendim pasi pësoi një humbje në parlament të mërkurën ndërsa votohej buxheti i paraqitur nga qeveria.

Pas këtij zhvillimi partneri i saj në koalicion, partia e Gjelbër u largua nga qeveria.

Për mua, ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj”, tha zonja Andersson në një konferencë shtypi.

Ndërsa refuzoi projektbuxhetin e qeverisë parlamenti votoi në favor të propozimit të paraqitur nga opozita që përfshin Demokratët e Suedisë, një parti populiste e krahut të djathtë. Partia e tretë më e madhe e Suedisë i ka rrënjët në një lëvizje neo-naziste.

Votimi ishte 154 me 143 pro propozimit për buxhetin të paraqitur nga opozita. Zonja Andersson është ushëheqëse e Partisë Social Demokrate.