Vijon procesi gjyqësor për vrasjen e afrikano-amerikanit Arbery

Ahmaud Arbery Georgia Trial

Në shtetin jugor të Xhorxhias, vazhdojnë sot argumentet mbyllëse në gjyqin ndaj tre personave të bardhë të akuzuar për vrasjen e një të riu me ngjyrë.

Pas dëshmive që zgjatën 10 ditë, prokurorët dhe avokatët mbrojtës po përpiqen të bindin jurinë. Sot prokurorët do t’u kundërpërgjigjen argumenteve mbyllëse që bënë dje avokatët mbrojtës. Më pas anëtarët e jurisë tëhiqen për të vendosur nëse të akuzuarit janë fajtorë apo jo.

Lexoni edhe këtë Gjyqi për vrasjen e afrikano-amerikanit Arbery, prokurorja: Ahmaud Arbery u sulmua

Dy prej të pandehurve, babë e bir, Greg dhe Travis McMichael, si dhe i pandehuri i tretë, fqinji i tyre William Bryan, akuzohen për vrasjen e të riut Ahmaud Arbery në shkurt të vitit 2020.

Të pandehurit e ndoqën viktimën pasi e panë duke vrapuar në rrugët e komunitetit të tyre dhe sipas avokatëve mbrojtës, ata synonin ta kapnin dhe ta mbanin derisa të vinte policia, pasi dyshonin se ai kishte vjedhur një shtëpi aty pranë që ishte në ndërtim e sipër.

Prokurorët argumentojnë se tre të akuzuarit nuk kishin asnjë arsye ta kapnin Arbery-n, por e ndoqën vetëm pse “ai ishte zezak dhe po vraponte në rrugët e komunitetit të tyre”.