Rota, qyteti spanjoll që përfiton ekonomikisht nga baza amerikane 

Your browser doesn’t support HTML5

Baza detare amerikane në Rota, në jug të Spanjës, ka qënë shpesh objek protestash nga aktivistët kundër luftës dhe ambjentalistët. Por gjërat kanë ndryshuar që kur pandemia goditi rëndë industrinë e turizmit në Spanjë. Qyteti bregdetar Rota i Spanjës në vend të protestave, ka patur mbështetje nga banorët, të cilët thonë se prania e bazës e ka shpëtuar ekonominë lokale.

Pesë mijë ushtarakë dhe civilë jetojnë në bazën detare amerikane në Rota të Spanjës, një qytet me popullsi prej 30 mijë banorësh. Në kohë normale, qyteti varet nga turizmi, por sikurse në të gjithë botën, burimi i të ardhurave ka shterruar.

Kompleksi ushtarak punëson popullsinë lokale dhe shumë prej bizneseve varen nga personeli ushtarak amerikan.

Your browser doesn’t support HTML5

Rota, qyteti spanjoll që përfiton ekonomikisht nga baza amerikane

Mercedes Bernal, anëtare e sindikatës së taksive të qytetit Rota, thotë për Zërin e Amerikës se prania amerikane e ka ndihmuar ekonominë e qytetit.

“Sikurse qytetet fqinje që jetojnë nga turizmi, na ka mungur ky burim të ardhurash. Falë bazës amerikane, kemi qënë pak më mirë, sepse ata përdorin shumë taksitë për të shkuar në punë.”

Esteban Vásquez, me origjinë nga Meksika, u vendos në Rota katër vjet më parë, për të filluar një biznes tatuazhesh. Marianarët amerikanë përbëjnë bazën e klientelës së tij.

“Artistët e tatuazheve fitojnë të ardhura nga ushtarët. Është një traditë që vazhdon prej vitesh. Motoja jonë, vazhdimi i traditës amerikane.”

Marinarët e frekuentojnë lokalin e Esteban-it sepse kanë dëgjuar nga të tjerët për të. Marinari amerikan Kevin Rodriguez thotë për Zërin e Amerikës se gjatë kohës së lirë ai shijon të mirat që ofron qyteti bregdetar.

"Shumë ushtarë dalin jashtë baze për të blerë ushqime, apo sende të tjera. Më pëlqejnë bizneset lokale, sepse ofrojnë fruta dhe perime të freskëta.”

Kjo zonë ka përjetuar vështirësi ekonomike edhe më parë. Peshkatarët kujtojnë kur fitimet ishin të mira nga kurset e shkëmbimit të valutës.Baza detare amerikane ofron një shtresë sigurie ekonomike, të pranuar madje eshte nga nacionalistët e majtë.

Eugenio Ponce, zëdhënës i partisë së majtë “Përpara Andalusia” thotë për Zërin e Amerikës se nuk ka të bëjë me besnikërinë apo miqësinë, por pragmatizmin dhe përfitimet.

“Është e thjeshtë,sepse amerikanët sjellin punë dhe e njëjta gjë do të ndodhte, sikur në vend të tyre të ishin kinezët. Nuk bëhet fjalë për dy popuj që e duan dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Por një ekonomi që është e lidhur me bazën ushtarake, kështu që njerëzit duan të mbushin frigoriferin.”

Vitin e kaluar vendasit u ndjenë të lehtësuar kur zyrtarët amerikanë hodhën poshtë njoftimet e rreme se baza ushtarake do të zhvëndosej në Marok.Kjo bazë është vëndosur atje dhjetëra vite më parë dhe shumë shpresojnë se do të qëndrojë aty edhe për shumë vite të tjera.