Një organizatë në Uashington ndihmon vajzat të gjejnë punë në fushën e teknologjisë 

Organizata “Business Women’s Giving Circle” ndihmon gratë të avancojnë në botën e biznesit. E themeluar në vitin 2014, kjo organizatë filantropike ka ndihmuar tashmë qindra gra të rrisin aftësitë e tyre në shkencë dhe teknologji.

Në vitin 2014, disa dhjetëra sipërmarrëse në zonën e Uashingtonit krijuan një organizatë për të ndihmuar kompanitë e drejtuara nga gratë, që i fuqizojnë gratë.

Your browser doesn’t support HTML5

Një organizatë në Uashington ndihmon vajzat të gjejnë punë në fushën e teknologjisë

Fillimisht, ato donin të luftonin paragjykimin se gratë nuk mund të jenë pjesë aktive në sektorët e shkencës dhe teknologjisë ((Mandatory courtesy: Business Women’s Giving Circle)) që tradicionalisht janë konsideruar si fusha të dominuara nga burrat.

“Ne jemi përqendruar në identifikimin e organizatave jofitimprurëse që ndihmojnë vajzat dhe gratë e reja në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Kështu që modeli ynë i anëtarësimit është investimi i përvitshëm në këtë rreth, që tani është 1,100 dollarë në vit. Pjesa më e madhe e këtij investimi shkon në një fond të posaçëm për grantet”, thotë Jen Dalton nga organizata “Business Women’s Giving Circle”.

Sipas të dhënave të censusit, në Shtetet e Bashkuara gratë përbëjnë rreth gjysmën e fuqisë punëtore, por në sektorët e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, ato përbëjnë vetëm 27% të të gjithë fuqisë punëtore. Në vitin 1970, kjo shifër ishte vetëm 8%. Pra, ka patur përparim, pavarësisht se ka qenë i ngadalshëm.

“Rosie Riveters” është një organizatë jofitimprurëse që mori një grant nga organizata filantropike “Business Women’s Giving Circle”.

Ajo i ndihmon vajzat e moshës 4 deri në 14 vjeç të mësojnë, të luajnë, të jenë krijuese, gjatë zhvillimit të aftësive të tyre në shkencë dhe teknologji. Deri më tani, mbi 4000 vajza kanë marrë pjesë në programet e organizatës “Rosie Riveters”.

Themeluesja e saj, Brittany Greer, thotë se fondet nga organizata “Business Women’s Giving Circle” kanë bërë një ndryshim të madh.

“Fondet mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë aktivitetet ndërvepruese praktike që zhvillohen pas shkollës, si dhe aktivitete të tjeramësimi brenda shkollës. Më pas raundi i dytë i financimit ndodhi pikërisht në kulmin e pandemisë. Dhe ajo iu përgjigj shumë shpejtë nevojave në ndryshim të komunitetit dhe organizatave jofitimprurëse”, thotë Brittany Greer nga organizata “Rosie Riveters”.

Organizata “Business Women’s Giving Circle”ka 54 anëtare tëpërhershme, të gjitha sipërmarrëse të suksesshme dhe frymëzuese për brezin e ri të vajzave.

“Që nga viti 2014, ne kemi mbledhur mbi 400,000 dollarë. Ne gjithashtu kemi krijuar një fond tjetër investimi mbi 50,000 dollarësh, i cili pritet të rritet çdo vit. Që nga viti 2014, ne kemi ndihmuar gjithashtu 3,000 vajza dhe kemi punuar me mbi 15 organizata jofitimprurëse në këtë zonë”, thotë Jen Dalton nga organizata “Business Women’s Giving Circle”.

Përparimi është i pamundur pa pjesëmarrjen aktive të grave, thekson zonja Dalton. Pra, më e pakta që ato mund të bëjnë është të bashkohen dhe të mbështesin njëra-tjetrën.