Një e mbijetuar nga kanceri i gjirit tregon historinë e saj

  • Keida Kostreci

Your browser doesn’t support HTML5

Një e mbijetuar nga kanceri i gjirit tregon historinë e saj

Kanceri i gjirit është lloji më i përhapur i kancerit për gratë në gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, u diagnostikuan 2.3 milionë gra me kancer gjiri në shkallë globale. 685 mijë gra vdiqën prej kësaj sëmundjeje.

Në Shtetet e Bashkuara, një ndër tetë gra do të preken nga kanceri i gjirit. Në Shqipëri, identifikohen mesatarisht 700 raste në vit me kancer gjiri, ndërsa në Kosovë këtë vit nga janari deri në tetor janë regjistruar rreth 300. Falë parandalimit dhe kurave, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka rënë ndjeshëm. Në këtë muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit Zëri i Amerikës intervistoi në emisionin Ditari, Brikena Radën, e mbijetuar nga kanceri i gjirit.