Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut kërkon vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit

FILE - New York Police Department officers in masks stand during a service at St. Patrick's Cathedral in New York to honor 46 colleagues who have died due to COVID-19 related illness, Oct. 5, 2020.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio njoftoi të mërkurën një urdhër për vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit.

Urdhri kërkon që punonjësit, përfshirë policët dhe zjarrfikësit, të kenë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19 deri më 29 tetor, përndryshe do të vendosen në pushim të papaguar nga puna.

Zyra e kryetarit të bashkisë tha se urdhri vlen për rreth 160,500 punonjës, dhe se 71% e tyre kanë marrë tashmë një dozë vaksine COVID-19.

"Nuk ka asnjë privilegj më të madh se sa t'u shërbesh qytetarëve të Nju Jorkut, dhe ky privilegj vjen me një përgjegjësi për të mbajtur veten dhe komunitetin të sigurt," tha kryetari de Blasio në një deklaratë.