Mijëra vetë marshuan të dielën në Bruksel duke u kërkuar udhëheqësve botërorë të ndërmarrin veprime më të guximshme kundër ndryshimeve klimatike gjatë samitit të Kombeve të Bashkuara që mbahet në Glasgou të Skocisë, këtë muaj.
Në protestë morën pjesë rreth 80 organizata. Marshimi shihet si ngjarja më e madhe e organizuar në Bruksel, që nga fillimi i krizës së koronavirusit, e cila u bë pengesë për aktivitete javore në mbrotje të klimës.
Ambjentalistët shqetësohen se konferenca e 26 -të mbi Ndryshimet Klimatike, njohur si COP26, e cila mbahet në Glasgou duke filluar nga 31 tetori, nuk do të ndërmarrë masa të mjaftueshme për të ulur emetimin e gazit karbonik në atmosferë apo në drejtim të ngadalësimit të ngrohjes së planetit.
Jo të gjithë njerëzit që protestonin mbanin maska. Belgjika, një nga vendet me nivelet më të larta të vaksinimit në botë, ka nisur t'i lehtësojë kufizimet, e të lejojë sërish tubime të tilla.