Me dhjetëra mijëra njerëz në Afganistan vazhdojnë të presin me nervozizëm të shtunën që Shtetet e Bashkuara të përmbushnin zotimin e Presidentit Joe Biden për të evakuuar të gjithë amerikanët dhe afganët që ndihmuan gjatë luftës 20 vjeçare atje.
Pamjet filmike nga aeroporti tregojnë rrëmujë e dhunë të herëpashershme jashtë aeroportit, si dhe afganë të pambrojtur që kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve e bëjnë lutje dëshpëruese për të mos u lënë pas.
Në një paralajmërim të ri, zyrtarët u kërkuan sot amerikanëve të mos udhëtojnë drejt aeroportit të Kabulit pa "udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane", duke përmendur kërcënimet e mundshme të sigurisë jashtë portave të tij.
Dhjetëra mijëra përkthyes afganë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes, kërkojnë evakuim pas marrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët në pak më shumë se një javë.
Rënia e Kabulit shënoi përfundimin e luftës më të gjatë në të cilën janë përfshirë SHBA-të, e cila filloi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.