Si do të dukej në ditët e sotme Xhorxh Uashingtoni? 

Pres

Figurat politike amerikane kanë ndryshuar thellësisht që nga ditët e themeluesve të vendit. Një muzikanti britanik i lindi pyetja se si do të dukeshin ata sot?

Your browser doesn’t support HTML5

Si do të dukej në ditët e sotme Xhorxh Uashingtoni?

Si do të dukej sot presidenti i parë amerikan, Xhorxh Uashington, nëse do të ishte politikan i ditëve tona? Një muzikant britanik 23 vjeçar,George

Hardy përdori programin Photoshop për të krijuar një imazh modern të një prej themeluesve të Kombit. Ai e postoi krjimin e tij në Reddit. Ishte një sukses i menjëhershëm.

Imazhi u bë viral, duke u ripostuar dhjetra-mijëra herë në pothuajse çdo rrjet social.

Disa filluan të vrisnin mendjen se çfarë gjestesh do të bënte sot Xhorxh Uashingtoni. Disa kritikuan kostumin e tij.

“Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur, ai përdorte materiale të shtrenjta. I pëlqente një prerje e bukur, rrobat i rrinin mirë dhe kishte prezencë! Dhe në përftimin modern, nuk e shoh një gjë të tillë. Gjëja tjetër që nuk më pëlqeu dhe aq ishte një lloj butësie në shprehje, në sytë e tij. Washingtoni impononte respekt pa thënë asnjë fjalë dhe nuk e kam atë ndjesi kur shoh këtë fotografi”, thotë historiania Alexis Coe.

Sipas historianes, një tjetër gabim që ka bërë George Hardy është me flokët. Në rikrijimin e tij, ato janë të shkurtra dhe të imta, ndërsa në të vërtetë presidenti i parë i Amerikës kishte flokë të dendur dhe të bukur, saqë disa madje mendonin se ishte parruke.

Çka nuk ishte e vërtetë. Një nga skllevërit e tij, ishte berberi i tij. Prof. Coe thotë gjithashtu se shprehja e fytyrës së presidentit Uashington nuk është shumë e saktë.

“Në këtë fotografi, duket sikur buzëqeshja e tij është një vijë e hollë. Nuk më duket se është ajo shprehje pozante që do të prisnim prej tij duke pasur parasysh çdo portret të tij me ndryshime të vogla, në varësi të protezave të dhëmbëve. Kur ai bëri betimin si president, i kishte mbetur vetëm një dhëmb”.

George Hardy nuk ishte i vetmi që u përpoq të krijonte një imitim modern të portretit të Xhorxh Uashingtonit. Autorja e librave me figura, Magdalene Visaggio krijoi versionin e saj.

“Unë në fakt përdora si bazë një imazh të Joe Bidenit, pastaj e kombinova me një pikturë të Uashingtonit kur ishte i ri dhe përdora FaceApp”, thotë ajo.

Por shkrimtarja Visaggio krijoi edhe një sërë portretesh të presidentëve amerikanë dhe figurave historike, përfshirë Jul Çezarin, Neron, Shekspirin dhe shumë të tjerëve.

“Bëra 18 presidentët e parë nga Uashingtoni tek Granti. Pas tij, fotografia fillon të ketë një cilësi më të lartë…” , thotë ajo.

Dhe duket si një prirje që do të vazhdojë. Artistja grafike Becca Saladin krijoi një llogari të veçantë në Instagram të quajtur “Royalty Now” ku poston versione të ditëve të sotme të portreteve të figurave të famshme të së kaluarës, secila e shoqëruar me një përshkrim.