CDC: Varianti Delta përbën 83 për qind të rasteve me COVID-19 në SHBA

Zyrtarët e Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara thonë se varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet dhe përbën tani rreth 83% të rasteve me COVID-19 në vend.

Kjo është një rritje dramatike nga java e 3 korrikut, kur varianti përbënte rreth 50% të rasteve të koronavirusit.

"Mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19 është parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe vaksinimi është mjeti më i fuqishëm që kemi", tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve , gjatë një seance të Senatit amerikan të martën.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauci tha se vaksinat e autorizuara për COVID-19 në vend janë më shumë se 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Dr. Walensky tha se vdekjet nga COVID-19 në SHBA kanë qenë mesatarisht 239 në ditë gjatë javës së kaluar, gati 48% më të larta se javën një javë më herët.

Delta është shumë më ngjitës sesa variantet e tjera të koronavirusit Ajo u zbulua për herë të parë në Indi, por tani është identifikuar në të gjithë botën.