Pastrimi i lumit "Anacostia" në Uashington

Në Uashington ka nisur një program i ri, i quajtur “Green Boats” (varkat jeshile), pjesë e një nisme për të pastruar lumin Anacostia, i cili rrjedh përmes një pjese të kryeqytetit amerikan.

Your browser doesn’t support HTML5

Pastrimi i lumit "Anacostia" në Uashington

Është mëngjesi i një të shtune maji. Shumë vullnetarë janë paraqitur pavarësisht nga shiu dhe motit jashtëzakonisht i ftohtë për të pastruar lumin Anacostia, në Uashington.

Unë jetoj në këtë lagje dhe kalova shumë kohë duke shëtitur në këtë zonë përreth ishullit “Kingman” gjatë vitit të kaluar, gjatë pandemisë. Për fat të keq në lumë ka pasur shumë plehra,” thotë Marissa Estimer, vullnetare e programit “Green Boats”.

Këta qytetqrë janë vullnetarë në programin “Green Boats” të qytetit. Ata mund të marrin me qera një varkë ose kajak falas për të lundruar përgjatë lumit Anacostia, për sa kohë që mbledhin plehra.

Secila prej varkave mban dy vullnetarë. Ata shoqërohen nga roje dhe instruktorë nga Shoqata Amerikane e Kanoeve. Ekziston vetëm një rregull kryesor: mos qëndroni në këmbë!

Ne kalojmë tek zonat e mbeturinave. Kështu iu sigurojmë vullnetarëve mjete për të kapur plehrat. Dhe ndërsa njerëzit zgjasin dorën për të marrë plehra nga uji, ne u kërkojmë atyre që të mbajnë ekuilibrin dhe më pas të mbushin qeset”, thotë zoti Lee Cain, drejtor në ishullin Kingman.

Pjesa më e madhe e plehrave është në brigjet e lumit. Por është e pamundur për të arritur këto pika në këmbë. Kjo është arsyeja pse Departamenti i Energjisë dhe Mjedisit në Ushanigton vendosi të organizojë këto udhëtime me varka. Por ideja nuk është unike - ajo erdhi në SHBA nga Evropa.

“Isha në një konferencë për klimën në Kopenhagen dhe ata kishin programe të ndryshme në të gjithë qytetin. Unë isha duke ecur tek porti dhe pashë kajakë jeshil ku shkruhej: 'Eja shikoje këtë!' Unë shkova, e pashë dhe mendova se çfarë ideje e shkëlqyeshme është. Njerëzit të dalin me varka, të mbledhin plehra, t’i depozitojnë dhe pastaj të kthejnë sërish varkën”, thotë Tommy Wells, nga Departamenti i Energjisë dhe Mjedisit.

Sot, programi “Green Boats” po operon në pesë vende evropiane dhe vullnetarët kanë mbledhur mbi 42 tonë plehra. Uashingtoni shpreson për të njëjtin efekt.

"Siç mund ta shihni, kjo ishte ajo që mblodha unë. Dola vetëm gjysmë ore... Janë të gjitha shishe plastike që lundrojnë përreth", thotë zoti Lee Cain, drejtor në ishullin Kingman

Përveç plehrave, lumi është i ndotur edhe me mbeturina industriale. Autoritetet lokale po përpiqen ta zgjidhin këtë problem dhe tashmë kanë investuar miliona dollarë për të shpëtuar lumin Anacostia.

Ata kanë arritur disa rezultate, por ka shumë më tepër për të bërë derisa lumi të konsiderohet “relativisht i pastër”.

Lumi ishte ndotur sepse pjesërisht qytetet vendosnin të gjitha impiantet industriale pranë ujit. Ata ka naftë, qymyr, gaz... Jam i bindur që në vitin 2025 ky lum do të jetë i notueshëm!", thotë Tommy Wells, nga Departamenti i Energjisë dhe Mjedisit​.

Pas udhëtimit të tyre me varkë, vullnetarët peshojnë dhe klasifikojnë plehrat. Udhëtimet organizohen çdo javë, por vende të lira mund të gjenden vetëm në korrik.