Republikani i lartë i Dhomës së Përfaqësuesve kundërshton një hetim të ri të sulmit të 6 janarit në Kongres

House Minority Leader Kevin McCarthy, R-Calif., and fellow Republicans gather to consider a replacement for Rep. Liz Cheney, R-Wyo., was ousted from the GOP leadership for criticizing former President Donald Trump, at the Capitol, May 13, 2021.

UASHINGTON - Kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve tha të martën se kundërshton krijimin e një komisioni për të hetuar sulmin e 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump.

Ligjvënësi Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia, tha se është kundër një hetimi të ri të kaosit të asaj dite në Kapitol, i cili la pesë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, pjesërisht pasi beson se çdo hetim duhet të adresojë gjithashtu akte të tjera të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara që janë shënuar gjatë viteve të fundit.

Rreth 800 njerëz, shumë prej tyre me kapele dhe këmisha me shënja dalluese në favor të Trumpit, sulmuan policinë në Kapitol ndërsa ligjvënësit ishin në hapat e parë të çerfitikimit të fitores së Joe Bidenit sipas Kolegjit Zgjedhor. Dy javë më vonë Bideni u inaugurua si presidenti i 46-të i vendit.

Trump supporter Douglas Austen Jensen, wearing a QAnon shirt, confronts police on the second floor of the U.S. Capitol after breaching security defenses, in Washington, January 6, 2021.


Disa protestues thyen dyert dhe dritaret dhe hyjnë në dy dhomat e evakuuara të Kongresit dhe zyrat e ligjvënësve. Më shumë se 400 prej protestuesve janë akuzuar për një mori veprash penale ndërsa prokurorët vazhdojnë hetimet.

Një grup ligjvënësish demokratë dhe republikanë ranë dakord javën e kaluar për formën dhe sferën e veprimit të një komisioni që do të hetonte ngjarjen. Duket se Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, udhëheqësja e shumicës demokrate, ka vota të mjaftueshme për të miratuar krijimin e komisionit përmes një votimi të planifikuar për të mërkurën, megjithëse fati i tij është më pak i sigurt në Senatin politikisht të ndarë.

McCarthy tha se komisionet e kongresit tashmë po hetojnë ngjarjet e 6 janarit, kur Trumpi në një tubim politik pranë Shtëpisë së Bardhë u kërkoi mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit për t'u përballur me ligjvënësit. Ish presidenti vazhdon të këmbëngulë, pa prova, se zgjedhjet u vodhën dhe kurrë nuk e ka telefonuar zotin Biden për të pranuar rezultatin.

Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve tha se çdo plan pune i komisionit duhet të përfshijë hetimin e incidenteve të tjera të dhunës politike në Sh.B.A.

"Fokusi i përsëritur i demokratëve për të ngritur tani një komision shtesë injoron dhunën politike që ka goditur qytetet amerikane, incidentin në një praktikë loje bejsbolli të republikanëve në Kongres dhe, së fundmi, sulmin vdekjeprurës ndaj policisë së Kapitolit më 2 prill 2021," tha zoti McCarthy. "Prania e kësaj dhune politike në shoqërinë amerikane nuk mund të tolerohet dhe nuk mund të neglizhohet".

Ndërsa ngjarjet e 6 janarit po veniten nga pasqyrimi i lajmeve të përditshme, disa republikanë kanë minimizuar seriozitetin e saj. Një ligjvënës javën e kaluar i përshkroi ata që hyjnë në Kapitol më 6 janar njësoj si turistët që vizitojnë ndërtesën.

Por kundërshtarët politikë të Trumpit thonë se e shohin incidentin si një sulm ndaj demokracisë dhe shpresojnë që hetimi i komisionit të nxjerrë në pah rolin që ish-presidenti luajti në nxitjen e dhunës.