Më shumë se 30 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara, rreth 78.5 milionë njerëz, janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, sipas të dhënave të reja të lëshuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC tha se 48 përqind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 80 përqind e të moshuarve, të cilët janë në grupin më të rrezikuar ndaj efekteve të dëmshme të virusit. Gjashtëdhjetë e katër përqind e të moshuarve janë plotësisht të vaksinuar.
CDC raportoi gjithashtu rreth 5,800 raste të njerëzve të vaksinuar, të cilët janë infektuar me Covid-19.
"Të gjitha vaksinat në dispozicion kanë dhënë prova se janë të efektshme në parandalimin e sëmurjeve të rënda, shtrimeve në spital dhe vdekjeve", tha agjencia në një deklaratë. "Megjithatë, me realizimin e më shumë vaksinimeve, ne presim që të ketë mijëra raste të tjera të infektimit të personave të imunizuar, edhe pse vaksina po funksionon ashtu siç pritej."
Lexoni edhe këtë Paqartësi lidhur me vaksinën e Johnson & JohnsonTë dhënat e CDC publikohen në një kohë kur është pezulluar përkohësisht përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson për shkak të njoftimeve për raste të rralla të mpiksjeve të gjakut.