Vëzhguesit vendas: Fushata zgjedhore vazhdon me shkelje ligji e abuzime

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri fushata zgjedhore po vazhdon përmes shkeljeve të shumta ligjore nga partitë. Vëzhguesit raportojnë se partitë politike ndjekin traditën e hershme, duke abuzuar burimet shtetërore, duke i bërë presion administratës dhe duke ndryshuar komisionerët deri në minutën e fundit.