Shqipëri: Nis vaksinimi me Sinovac

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë, autoritetet shëndetësore nisën vaksinimin e banorëve mbi 70 vjeç me vaksinën kineze Sinovac. Shërbimet shëndetësore ngritën disa tenda në sheshin Skënderbej si qendra vaksinimi, ndërsa pika të ngjashme po ngrihen në të gjithë Shqipërinë. Pandemia COVID-19 vazhdon të shtrihet në shumë zona, duke shkaktuar vdekje dhe infektuar rishtas disa qindra qytetarë çdo ditë.