SHBA, Refugjatët nga Siria kujtojnë tmerret e luftës

Lufta e ndërlikuar në Siri mes forcave qeveritare të mbështetura nga Rusia dhe Irani dhe rebelëve të mbështetur nga SHBA dhe Turqia po vazhdon për dhjetë vjet. Miliona refugjatë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, mijëra prej të cilëve sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Zëri i Amerikës bisedoi me disa prej tyre dhe përgatiti këtë material.

Your browser doesn’t support HTML5

SHBA, Refugjatët nga Siria kujtojnë tmerret e luftës


Familja Almadani jeton në Çikago nga viti 2016 pas arratisjes nga Siria. 10 vjetori i luftës civile që ende vazhdon, sjell shumë kujtime të dhimbshme.

Është kohë shumë e gjatë dhe më bën të ndjehem i trishtuar, sigurisht se më mungon vendi im. Më mungon familja, nëna dhe babai“, thotë Nawar Almadani, refugjate siriane.

Mohamed Almadani ishte shtatë ose tetë vjeç kur iu sulmua shtëpia.

Kujtimet e vetme që kam janë të shtënat me armë dhe thyerja e xhamave të shtëpisë sonë. Me sa më kujtohet kjo ishte hera e vetme që pashë zjarrin para syve të mi”, thotë ai.

Pasi shpëtoi nga lufta, familja e Anas Allouz-it u vendos në verilindje të Pensilvanisë.

Para luftës Siria ishte vend shumë i mirë. Ishte vend i mrekullueshëm. Lufta e shkatërroi“, thotë kryefamiljari.

Zoti Allouz përjetoi shumë trauma pasi filloi lufta. Ai humbi të afërmit dhe miqtë.

Kur më zë gjumi duke menduar për këto gjëra, zgjohem duke bërtitur. Ndonjëherë kaloj netët pa fjetur fare. Kam kaluar shumë netë ashtu… nuk mund të fle”, thotë ai.

Refugjatët sirianë që ndodhen në ShBA shpresojnë se një ditë paqja dhe stabiliteti do të kthehen në vendin e tyre.

Uroj që lufta të përfundojë dhe çdo njeri të jetojë atje me të drejta dhe liri”, thotë Nawar Almadani, Refugjat sirian.

Këtë pranverë sirianët do të votojnë për zgjedhjet presidenciale.