Pandemia Covid ka marrë në 4 ditët e fundit 62 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 500 të tjerë.
Shtrime në spitalet Covid dhe ato rajonale ka shënuar rënie të lehtë nga 661 vetë të martën, 649 pacientë të mërkurën, 620 shtrime të enjten deri në 506 të premten.
16 pacientë me Covid humbën jetën në 24 orët, të cilët iu bashkohen 2 mijë e 18 vetëve të tjerë që kanë vdekur gjatë një viti të pandemisë.
Deri tani Covid-19 ka prekur së paku 116 mijë persona gjatë një viti, nga të cilët afro 35 mijë janë të infektuar aktivë.
Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk zbatojnë masat anti-Covid, megjithë gjobat dhe kufizimet e tjera nga autoritetet.