Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan të mërkurën një marrëveshje 4-vjeçare për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale.
Projekti 1.5 milionë franga midis qeverive të Zvicrës dhe Shqipërisë synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në këtë fushë, duke modernizuar ligjet dhe ekspertizën teknike zvicerane mbi standardet e menaxhimit.
Krijuesit, artistët dhe bizneset pritet të përfitojnë nga një funksionim më i mirë i të drejtave të pronësisë intelektuale.
Ato shtrihen nga të drejtat e autorit, markat tregtare, patentat, deri tek treguesit gjeografikë dhe dizajni.
Treguesi “Made in Albania” është një nga parametrat më të zbatuara në mbrojtjen e pronësisë intelektuale kohët e fundit.
Projekti i ri synon të përmirësojë funksionimin e institucioneve dhe që pronarët dhe krijuesit të përdorin të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale.
Ky sistem i ri nxit krijimtarinë dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve dhe metodave të reja të prodhimit.
Marrëveshja u nënshkrua prej ministres së financave dhe ekonomisë, Anila Denaj, dhe ambasadori zviceran Adrian Maître.