Qeveria greke i ka paraqitur një projekt-ligj parlamentit të vendit që dyfishon ujërat territoriale përgjatë kufijve perëndimorë të Greqisë, duke i mundësuar vetes që të shfrytëzojë rezervat energjetike që mund të rrisin ekonominë e saj në vështirësi.
Greqia dëshiron gjithashtu që të zgjerojë kufijtë e saj detarë lindorë në Egje, por Turqia, fqinja e saj, e ka hedhur poshtë përpjekjen, duke thënë se një lëvizje e tillë do të nxiste luftë. Dy shtetet aleate në NATO, marrëdhëniet e të cilave kanë arritur tensione të rrezikshme gjatë vitit të kaluar lidhur me të drejtat për energjinë, po bëhen gati për një përpjekje të re bisedimesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.
Në paraqitjen e projekt-ligjit për ratifikim nga parlamenti, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias tha se kjo masë shënon një moment historik për vendin, dhe është pjesë e një përpjekje më të madhe për të mbrojtur interesat e saj sovrane ndërsa Greqia dhe Turqia mbeten të mbërthyera në një përballje të rrezikshme lidhur me të drejtat energjitike dhe detare në Mesdheun lindor.
Projekt-ligji është rezultat i disa viteve negociatash mes Greqisë dhe Italisë, duke ripërcaktuar kufijtë e tyre detarë dhe krijimin e një zone ekonomike ekskluzive që lejon Athinën të inspektojë rrugët detare në Jon dhe zonën e detit që ndan Greqinë me Italinë në një distancë prej 19 kilometrash nga bregu perëndimor grek.
Zgjerimi dy herë më shumë se më parë
Një marrëveshje e ngjashme po kërkohet të arrihet edhe me Shqipërinë, e cila kohët e fundit ra dakord ta dërgonte çështjen detare për arbitrazh në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, diçka që Greqia është përpjekur që edhe Truqia ta bëjë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra në Egje, një rrugë detare e pasur me naftë dhe minerale mes dy vendeve aleate në NATO.
E vendosur për të eksploruar rezervat e pashfrytëzuara të naftës dhe gazit në shrtatin e detit që rrethon Greqinë, Athina prej kohësh ka qënë e etur për të zgjeruar kufinjtë e saj lindorë çfarë është kundërshtuar fuqishëm nga Turqia. Ankaraja ka thënë se përpjekja greke do të bllokonte hyrjen e saj në Egje, duke e kthyer rrugën detare deri diku në një liqen grek.
Ankaraja ka paralajmëruar se çdo vendim nga Athina për të zgjeruar të drejtat e saj territoriale në Egje do të sillte luftë, një kërcënim që Greqia ngurron të injorojë, kryesisht pasi dy vendet anëtare në NATO ishin në prag të një konflikti të përgjithshëm në po atë rrugë detare saktësisht 20 vite më parë.
Marrëdhëniet mes dy armiqëve të vjetër janë luhatur për vite me radhë që nga ajo kohë. Por gjatë vitit të kaluar, marrëdhëniet arritën në një pikë të rrezikshme si rezultat i projekteve për shpime nafte dhe gazi në ujërat e debatueshme në pjesën lindore të Mesdheut.
Ndërsa Turqia nuk ka përfillur përpjekjet e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian për të ndërmjetësuar bisedimet për eksplorimin me Greqinë, tani duket se Ankaraka po kthehet në tryezën e negociatave.
Gjatë ditëve të fundit, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedime të rëndësishme me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropianë.
Bisedime të tjera pritet të zhvillohen ndërsa Ankaraja, sipas analistëve, duket se po përpiqet të përmirësojë lidhjet me Perëndimin pas vënies së sankioneve amerikane ndaj industrisë së mbrojtjes së atij vendi si pasojë e blerjes së sistemit rus kundër rraketave, në shkelje me angazhimin e saj në NATO. Edhe Bashkimi Evropian po paralajmëron për sanksione të mundshme në muajin mars.