Në Tiranë, autoritetet më të larta shtetërore përkujtuan sot Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Megjithë kufizimet e pandemisë së Covidit, ata zhvilluan një ceremoni zyrtare dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore 28 mijë shqiptarë humbën jetën në rezistencën përballë pushtuesve fashistë dhe nazistë.
Me sakrificat e tyre sublime, ata e renditën Shqipërinë përkrah fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, por menjëherë pas largimit të ushtrive naziste, Shqipëria ra nën diktaturën e komunistëve vendas.
29 nëntori është në Shqipëri dita e nderimit të dëshmorëve të kombit. Masat shtrënguese ndaj pandemisë pakësuan ndjeshëm festimet tradicionale të nëntorit, si ato Ditës së Pavarësisë dje ashtu edhe ato të Ditës së Çlirimit sot.