Bota kujton madhështinë e Maradonës

Fans gather to mourn the death of soccer legend Diego Armando Maradona, outside the Diego Armando Maradona stadium, in Buenos Aires, Argentina November 25, 2020. REUTERS/Magali Druscovich

Argjentinasit janë rreshtuar në rrugët e Buenos Ajresit për t'i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit Diego Maradona, arkivoli i të cilit u vendos në pallatin presidencial Casa Rosada i mbështjellë me një flamur argjentinas dhe me fanellën e tij të famshme me numrin 10. I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave, Diego Maradona vdiq të mërkurën si pasojë e një ataku në zemër. Turma të mëdha njerëzish pritet t’i bëjnë nderimet heroit të tyre argjentinas gjatë tre ditëve të zisë kombëtare.

Your browser doesn’t support HTML5

Bota kujton madhështinë e Maradonës

Mijëra njerëz formuan një vijë gjarpëruese në rrugët pranë qendrës Plaza de Mayo pas një nate vigjiljesh. Disa përleshje shpërthyen ndërsa tifozët u përpoqën të hynin brenda pallatit presidencial për të parë heroin e tyre.

Soccer fans waiting to see Diego Maradona lying in state clash with police outside the presidential palace in Buenos Aires, Argentina, Thursday, Nov. 26, 2020. The Argentine soccer great who led his country to the 1986 World Cup died Wednesday at…

Diego Armando Maradona vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Airesit, konfirmuan të mërkurën ata që ishin pranë tij. Maradona ishte idhull për kaq shumë njerëz në Argjentinë dhe më gjerë.

"Ai është mishërimi i termit të veçantë argjentinas" El Pibe ". Djaloshi tip. Kështu e shohin veten argjentinasit, argjentinasit e varfër. Me flokët e shpupuritur, kurajoz, sfidues, brilant nga natyra - kjo ishte arsyeja pse e quanin El Pibe del Oro, djali i artë. Mendoj se ashtu do të mbahet mend në Argjentinë”, thotë Slava Malamud, analist sporti.

Diego Maradona

I vlerësuar si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Maradona udhëhoqi Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës në vitin 1986. Dy golat e tij kundër Anglisë - njëri prej të cilëve, i diskutueshëm - siguruan një fitore epike të Argjentinës në çerekfinale.

Analisti Malamud kujton emocionet e asaj ndeshjeje.

“Të dy golat ishin të jashtëzakonshëm. Të gjithë e panë që topi preku dorën, përveç arbitrit (qesh). Por mendoj se edhe tani në Angli, njerëzit e kuptojnë sa brilant ishte Maradona”.

Klubet e futbollit, lojtarët e famshëm e deri tek njerëzit e zakonshëm, po shprehin vlerësimet e tyre në mediat sociale.

“Gracias por todo, Diego”

“Faleminderit për gjithçka, Diego,” shkruan klubi i Barcelonës në Twitter.

“Eternas gracias, Eterno Diego”

“Falenderime të përjetshme, I përjetshmi Diego,” shkruan ekipi i tij i dikurshëm Boca Juniors.

Lojtari i famshëm Didier Drogba shkruan, "Idhulli im vdiq ... Pusho në Paqe Diego Armando Maradona. Fanella ime e parë e futbollit, njeriu që më zgjoi dashurinë për futbollin ”.

Një tjetër lojtar i famshëm, Kylian Mbappe, shkruan, “Pusho në Paqe legjendë. Do të qëndrosh përgjithmonë në historinë e futbollit. Faleminderit për të gjitha kënaqësitë që i dhurove gjithë botës”.

Rreth një muaj më parë Maradona festoi 60 vjetorin e lindjes. Një pankartë 100 metra e lartë u vendos në qendër të Buenos Aires për nder të tij.

"Shumë njerëz e kritikuan jetën e tij personale. Diego ishte vetë futbolli, ishte jeta. Me jetën e tij private ai mund të bënte çfarë të donte, por na dhuroi gjithçka. Ai është gjëja më e madhe në këtë botë, është gjëja më e madhe që ekzistoi", thotë Pablo Fernandez, një admirues i Maradonës.

Jeta e tij përtej futbollit shpesh tërhoqi kritika të ashpra.

"Gjërat që i ndodhën më vonë me drogën, alkoolin, daljet publike pranë diktatorëve dhe personazheve të papëlqyeshëm në të gjithë botën, ishin dështimet e tij si njeri që u dukën më vonë. Kur thjesht bënte atë që donte, ai ishte në gjendje t’i zbuste këto të meta dhe ishte në gjendje t'i tregonte botës vetëm talentin e tij. Kur u detyrua të ndalonte të bënte atë që donte, të gjitha të këqijat dolën në pah. Shpresoj që kjo nuk është ana për të cilën njerëzit do ta mbarjnë mend”, thotë Slava Malamud.

Ndërsa tifozët e tij në Argjentinë dhe në të gjithë botën u pikëlluan për vdekjen e tij, presidenti Alberto Fernandez shpalli tre ditë zie kombëtare.