Udhëheqës evropianë përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke shfaqur shpresën për forcimin e marrëdhënieve transatlantike. Në reagimet e tyre ata vunë theksin tek nevoja për thellimin e partneritetit përballë sfidave të përbashkëta, që nga pandemia e COVID-19, ndryshimet e klimës e deri tek kërcënimet për sigurinë.