Opinioni publik në Shqipëri mbi zgjedhjen e Joe Bidenit

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve po ndiqen me interesim të veçantë. Qytetarët thonë se në këto zgjedhje vërehet pjekuria e demokracisë amerikane, respektimi i administratës zgjedhore dhe i bindjeve të gjithësecilit. Ata pohojnë se u ka bërë përshtypje votimi me postë, transparenca në numërimin e votave, si dhe kujdesi i madh për rezultatet e ngushta.