SHBA dalin zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për klimën 

Ndotja e ajrit në Indi

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati i Parisit të mërkurën, duke u bërë vendi i parë që braktisin këtë pakt mbi ndryshimet klimatike, ndërkohë që në vend vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale.

Akti i së mërkurës shënohet tre vjet pasi Presidenti Donald Trump tha se do të tërhiqej nga pakti që synon të luftojë ndryshimet klimatike.

Afro 200 vende e kanë nënshkruar marrëveshjen e 2015-ës, që ka vënë së objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit.

Shkencëtarët kanë parashikuar se rritja e temperaturave mbi 2 gradë celcius krahasuar me periudhën para-industrializmit do të ishte shkatërrimtare për pjesën më të madhe të botës pasi do të ngrinte nivelin e deteve dhe do të shkaktonte stuhi më të rënda tropikale që rezultojnë në përmbytje dhe thatësira më të theksuara.

Përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar ngrohjen globale do të bëhen më të paefektshme pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, gjeneruesi numër dy në botë për sasinë e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera që bllokojnë në atmosferë nxehtësinë.

Administrata e Presidentit Trump ka mbështetur industrinë e hidrokarbureve dhe qymyrgurit, duke bllokuar përpjekjet federale për të ulur çlirimin e gazeve. Shumë qytete, komunitete dhe biznese amerikane kanë marrë në dorë iniciativën për të vepruar vetë kundër ngrohjes globale.

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja mund të jetë një hap i përkohëshëm nëse demokrati Joe Biden fiton zgjedhjet presidenciale. Zoti Biden ka thënë se mbështet rikthimin në Paktin e Parisit dhe ka propozuar një plan prej 1.7 trilionë dollarësh për të arritur çlirim neto prej zero tonelatash gaze brenda vitit 2050.

Klimatologu i Universitetit Wageningen, Niklas Hohne, njëkohësisht anëtar i grupit të simulimit Ndjekësit e Veprimeve Klimatike, komentoi në Twitter se “Këto zgjedhje mund të jenë moment vendimtar për politikat klimatike. Plani i zotit Biden mund të kufizojë rritjen e temperaturave të globit me 0.1 gradë celcius. Çdo përqindje e çdo grade që ul temperaturat mesatare është me rëndësi”.

The United States officially withdrew from the Paris Agreement Wednesday, the first country to leave the global climate change pact as it awaits final results of a close presidential election.

The action comes three years after President Donald Trump said he would pull out of the accord that is intended to fight climate change.

Nearly 200 countries remain committed to the 2015 agreement, which has a goal of preventing the earth’s average temperature from increasing two degrees Celsius above pre-industrial levels.

Scientists have predicted that temperature increases above 2 degrees Celsius could devastate large parts of the world with rising sea levels, more tropical storms and more intense floods and droughts.

The international effort to control global warming will become more difficult to achieve without the participation of the U.S., the world’s second largest emitter of carbon dioxide and other heat-trapping gases.

The Trump administration has supported the fossil fuel industry while spurning federal measures to reduce emissions, leaving U.S. states, cities and businesses to move forward with their own climate change initiatives.

The U.S. withdrawal from the accord could be temporary if Democrat Joe Biden wins the presidential election. Biden has said he supports rejoining the accord and has proposed a $1.7 trillion plan to achieve net zero carbon emissions in the U.S. by 2050.

Wageningen University climate change scientist Niklas Hohne, who is also a member of the simulation group Climate Action Tracker, tweeted that “Indeed this election could be a make or break point for international climate policy. Biden’s climate plan alone could reduce temperature increase in the order of 0.1°C. Every tenth of a degree counts.”