Ish-kontraktori Agjencisë amerikane të Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden deklaroi se ai dhe bashkëshortja e tij do të aplikojnë për shtetësi ruse, përveç statusit të tyre aktual si shtetas amerikanë. Kërkesa shënon kapitullin e fundit në jetën shpesh të fshehtë të Edward Snowden në Rusi, siç raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Charles Maynes nga Moska.
Edward Snowden njoftoi në një postim në Twitter të hënën se ai dhe bashkëshortja e tij Lindsay Mills do të aplikonin për pasaporta ruse. Kjo lëvizje është e nevojshme, tha Snowden, nga kufizimet e udhëtimit për shkak të koronavirusit dhe se çifti pret fëmijën e tyre të parë.
Por ish-kontraktori i NSA-së gjithashtu kërkohet nga autoritetet amerikane për zbulimin e dosjeve sekrete, rreth një programi të pëprgjimit të qeverisë, që daton që nga administrata e presidentit Obama.
“Përfundimisht ju e kuptoni që këto gjëra duhet të përcaktohen nga publiku jo nga dikush thjesht i punësuar nga qeveria."
Vendndodhja e tij në Rusi ka mbetur sekrete që nga marrja e azilit në vitin 2013 dhe Snowden vijon të jetë një kritik i hapur sa i përket programeve të përgjimit të qeverisë amerikane, ndërsa edhe rusët përballen me të njëjtën situatë, thonë ekspertët.
“Ne gjithashtu Iipërgjojmë telefonat celularë, telefonave inteligjentë,internetin, si në një sistem autoritar. Dhe gjithashtu kemi censurë të gjerë në internet”.
Autoritetet amerikane duan që Snowden të përballet me një gjyq penal për akuzat e spiunazhit. Nga disa njerëz anembanë globit ai është përshëndetur si hero, përfshirë dhe Presidentin rus Vladimir Putin.
"Ai është një luftëtar për të drejtat e njeriut ... për demokracinë."
Snowden këmbëngul se edhe me shtetësinë ruse, ai dhe familja e tij e re shpresojnë të kthehen në SHBA një ditë. Ndërkohë, Snowden mund të përballet dhe me sistemin e përgjimit të Rusisë, një sfidë që duket se e ndjek kudo që do shkojë.