Opozta bjelloruse bëri thirrje për grevë kombëtare të hënën, e fundit në një seri përpjekjesh për të larguar nga pushteti udhëheqësin Alexander Lukashenko, pas atyre që kundërshtarët i cilësojnë si zgjedhje presidenciale të manipuluara në këtë republikë ish-sovjetike.
Svetlana Tikhanovskaya, kundërshtarja kryesore e Lakashenkos në zgjedhjet presidenciale të gushtit, e cila u laguar nga vendi nën presionin shtetëror pas votimeve, kërcënoi dy javë më parë për grevën e përgjithshme, në një përpjekje për të gjallëruar lëvizjen e protestave.
Ajo kërkon dorëheqjen e Lukashenkos, ndaljen e dhunës policore kundër demonstruesve dhe lirimin e qindra të burgosurve politikë ose përballjen me një ndalim kombëtar të punës.
Të hënën, faqja e pavarur mediatike Tut.by postoi foto të grevistëve në disa fabrika të rëndësishme të vendit. Njoftimet e shtypit po ashtu theksonin ndalimin e disa dhjetëra punonjësve në fabrikën Grodno Azot, si rezultat i përqafimit të grevës.
Platforma e medias sociale Nexta publikoi foto të studentëvenë Minsk duke bllokuar hyrjen e Universitetit Shtetëror të Bjellorusisë. Një numër punonjësish mund të shiheshin të mbledhur jashtë zyrave të kompanisë AI në Minsk, të cilët mbanin flamuj kuq e bardhë, tashmë simbol i opozitës bjelloruse.
Megjithatë, zëdhënësi i kryeministrit tha se puna vazhdonte normalisht në të gjitha kompanitë industriale të vendit, një deklaratë të cilën zëdhënësja e zonjës Tikhanovskaya e cilësi si thjesht manipulim i situatës nga qeveria. “Autoritetet janë nervozuar,” tha zëdhënësja Anna Krasulina.
Ultimatumi i popullit
I ashtuquajturi “Ultimatumi i Popullit” skadoi ndërsa dhjetëra mijëra demonstrues pushtuan rrugët e Bjellorusisë përsëri të dielën, fundjava e 11 radhazi e protestave masive që synojnë rrëzimin e regjimit 25 vjeçar të Lukashenkos.
Por megjithatë, trupat e sigurisë së Lukashenkos dhe organe të ndërhyrjes së shpejtë ishin në veprim. Stacionet kryesore të metrosë u mbyllën paraprakisht, duke detyruar njerëzit që të marshonin drejt qendrës së qytetit.
Turmat që bënin thirrje për grevë u përballën me granata shushatëse, plumba gome dhe gaz lotsjellës nga forcat e rendit, ndërsa ata rrethuan rezidencën e Lukashenkos duke detyruar protestuesit që të vraponin për të mbrojtur veten.
Ministria e Brendshme njoftoi se demonstruesit kishin qëlluar me gurë dhe kishin thyer xhamat e një stacioni policie në qendër të Minskut. Nuk duket se dëmet janë përhapur në qytet.
Ndërkohë, grupi i të drejtave të njeriut Vesna njoftoi për arrestimin e më shumë se 300 protestuesve, duke theksuarndalimin e rreth 8 mijë të tjerëve pas zgjedhjeve.
Një video e shpërndarë masivisht në median sociale tregonte roje të sigurisë me maska që terrorizonin protestuesit e strehuar në një apartament aty pranë. Pohimet e besueshme për tortura dhe rrahje nga forcat qeveritare janë bërë tashmë diçka e zakonshme.
Lukashenko ka refuzuar të japë dorëheqjen, duke argumentuar se ka fituar zgjedhjet me një rezulat të gjerë prej 80% të votave. Po ashtu ai gëzon mbështetjen e Rusisë fqinje, e cila kërkon të mbajë në pushtet një aleat të besueshëm përgjatë kufirit të saj perëndimor.
Zëdhënësi i Kremlinit la të nënkuptohet se në Moskë ishin shtuar shqetësimet lidhur me mundësitë e grevës për të ndikuar në ekonominë e Rusisë, ndërsa theksoi se ekonomitë e të dy vendeve ishin të integruara në nivele të larta, siç u shpreh ai.
“Për ne është shumë e rëndësishme se me çfarë ritmi dhe serioziteti funksionojnë fabrikat në Bjellorusi”.
Presidenti Vladimir Putin i ka dhënë Lukashenkos ndihmë ekonomike dhe i ka ofruar siguri për mbështetje ushtarake nëse është e nevojshme. Në një tjetër shenjë të vëmendjes së Moskës ndaj zhvillimeve në Bjellorusi, shefi i sherbimeve të zbulimit të jashtëm rus Sergei Narishkin ishte në Minsk javën e kaluar për takime me Lukashenkon.
Ndërkohë, SHBA dhe qeveri të tjera perëndimore kanë dënuar dhunën kundër demonstruesve dhe kanë mbështetur sanksione ndaj regjimit të Lukashenkos, ndërsa Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk e shihte më Lukashenkon si udhëheqës të Bjellorusisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë janë mes udhëheqësve evropianë që janë takuar drejtpërdrejt me opozitaren Tikhanovskaya.
Thirrjet e Uashingtonit
Në një zhvillim tjetër, kryediplomati amerikan Mike Pompeo foli në telefon të shtunën me Lukashenkon, kontakti i parë i nevelit të lartë që dihet publikisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Lukashenkos që nga fillimi i krizës politike.
Sekretari Pompeo kishte kryesuar përpjekjet e fundit amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet me Minskun, madje duke u takuar me Lukashenkon në muajin shkurt në Minsk.
Sipas Departamentit të Shtetit, kryediplomati Pompeo “riafirmoi mbështetjen amerikane për aspiratat demokratike të popullit bjellorus” dhe kërkoi lirimin dhe evakuimin e 44-vjeçarit Vitali Shkliarov, një analist politik bjelloruso-amerikan i cili u arrestua para votimeve të gushtit kur po vizitonte prindërit në Grodno.
Autoritetet e kanë akuzuar zotin Shkliarov se ka ndimuar organizimin e tubimeve të paligjshme të opozitës dhe ka paraqitur rastin e tij si provë të ndërhyrjes perëndimore në Bjellorusi.
Duke reaguar ndaj zotit Pompeo, televizioni shtetëror i Bjellorusisë publikoi një deklaratë ku thuhej se vendi, së bashku me Rusinë, ishin “gati të përgjigjeshin bashkarisht ndaj këcënimeve të jashtme në zhvillim.”
“Sipas mendimit tonë të përbashk të, pas vizitës së Pompeos në Minsk në shkurt, situata ka ndryshuar dramatikisht, sfida të reja po dalin në pah,” përfundonte deklerata.
Në një kthesë të fundit lidhur me rastin e zotit Shkliarov, Lukashenko dha urdhër për lirimin nga burgu të amerikanit dhe vënien e tij në arrest shtëpiak javën e kaluar. Ndërsa ishte në burg, zoti Shkliarov kishte vuajtur nga probleme shëndetësore.
Vendimi erdhi pas një vizite të befasishme të Lukashenkos në burg në Minsk për t’u takuar me figura të burgosura të opozitës, për të diskutuar reformat kushtetuese, ndërsa kamerat televizive e ndiqnin atë nga pas.
Dy biznesmenë me lidhje opozitare po ashtu u liruan nga burgu pas takimit, në atë që duket si një përpjekje për të krijuar përçarje në radhët e opozitës.
Pjesëtarë të tjerë kryesorë të opozitës, ndër ta bashkëshorti i zonjës Tikhanovskaya, Sergei Tikhanovsky si dhe aleatja e fushatës së saj Maria Kolesnikova, nuk ishin pjesë e bisedimeve dhe vazhdojnë të jenë në qeli.
Ditët e fundit, zonja Maria Kolesnikova publikoi një letër nga burgu ku thoshte se forcat e sigurisë së Lukashenkos po e kërcënonin ta mbanin në burg për 25 vitet e ardhshme.