Parlamenti i Kosovës diskuton marrëveshjet e Uashingtonit

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, parlamenti po diskuton për disa nga çështjet e përfshira në dakordimin e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin ekonomik si dhe çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lëvizja Vetëvendosje thirri sot në tri interpelanca kryeministrin Avdullah Hoti që lidhen me procesin e bisedimeve me Serbinë, proces rreth të cilit pushteti dhe opozita vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme.