Filmi “Black is King” nga Beyonce mirëpritet në Afrikë

Premiera e filmit "Bleck is King"; Los Anxhelos

Filmi muzikor i këngëtares Beyonce, “Black is King”, po fiton mbështetës dhe kritikë globale për portretizimin e kulturës afrikane. Korrespontja e Zërit të Amerikës, Anita Powell njofton nga Johannesburgu se në Afrikën e Jugut, ku u filmuan disa skena të filmit 85-minutësh, shumë njerëz thonë se ky është më shumë sesa thjesht një film.

Your browser doesn’t support HTML5

Filmi “Black is King” nga Beyonce mirëpritet në Afrik

“Black is King” është një album i ri vizual dhe film muzikor me regjisore këngëtaren dhe kantautoren amerikane Beyonce.

Filmi qëndron përkrah albumit të saj “The Lion King: The Gift”. Ai u xhirua vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, Afrikën e Jugut, Afrikën Perëndimore dhe Evropë, dhe në të shfaqen shumë artistë afrikanë.

Filmi, i publikuar në korrik, në përgjithësi është pritur mirë nga audienca, por ka edhe nga ata që e kritikojnë atë.

Disa prej tyre thonë se Beyonce, e cila ka lindur në Hjuston të Teksasit, është fajtore për përvetësim kulturor për interesa personale mepërdorimin e pamjeve afrikane gjatë gjithë punës pa pasur ndonjë rrënjë kulturore specifike në kontinent.

Por në Afrikën e Jugut, ata që u përfshinë në realizimin e filmit ishin të entuziazmuar.

"Pata nderin të isha pjesë e personelit që realizoi këtë film. Më pelqen shumë filmi. ((Disney +)) Ai trajton shumë gjëra që ((end courtesy)) nuk na janë përmendur në shkollë në lidhje me historinë e afrikanëve. Kur pashë filmin, atëherë fillova të shoh se rrëfimet, veshjet që ajo përdori((Disney +)) në skenë, me të vërtetë përfaqësonin diçka më të thellë se ç'prisnin njerëzit", tha Sibusiso Mathebula, student i industrisë së filmit.

Ndërsa filmi nuk është gjerësisht i disponueshëm në kontinent, kompania me e madhe e transmetimeve në Afrikën e Jugut e vuri atë në dispozicion në kanalet me pagesë.

Adhuruesi i këngëtares Beyonce, Kgosi Motsoane thotë se diaspora afrikane, përfshirë afrikano-amerikanët, kanë të drejtë t’i referohen asaj që disa e shohin si kulturë "afrikane".

Bashkë-themeluesi i projektit Bare Stories, Kgosi Motsoane tha se atij kryesisht i pëlqente filmi.

"Mendoj se në disa aspekte filmi "Black is King" mund të ishte përmirësuar. Për shembull, si anëtar i komunitetit homoseksual, unë do të kisha dashur të shoh një përfaqësim më të madh të këtij komuniteti. Unë e di që ajo punon me shumë njerëz me orientim homoseksual, por unë do të doja ta shihja këtë të përfaqësuar në ekran".

Prezantimi në ekran nga këngëtarja Beyonce i kulturës dhe fuqisë afrikano-amerikane vjen në një kohë kur Senatorja demokrate, Kamala Harris u bë afrikano-amerikania e parë që u zgjodh si kandidate për nënpresidente.

“Gratë afrikano-amerikane kanë qenë gjithmonë në nivelin më të ulët tëhierarkisë sociale në këto platforma. Prandaj ngritja e tyre në këto platforma të rëndësishme, kritike, dhe me ndikim të madh është vërtet inkurajuese”, tha bashkë-themeluesi i projektit Bare Stories, Kgosi Motsoane.

Studenti Sibusiso Mathebula thotë se filmi i këngëtares Beyonce e frymëzoi atë që të punojë në projektin e tij për të treguar më shumë histori afrikane.