Hapja e Muzeut të Shkencave në Londër

Muzeu i Shkencave në Londër ka vendosur të rihapet përsëri pas më shumë se pesë muajsh mbylljeje nga koronavirusi. Kuratorët dhe ekipi mjekësor i muzeut po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar vendin e pandemisë COVID-19 në histori, duke mbledhur artikuj që një ditë mund t'u tregojnë historinë vizitorëve të ardhshëm.

Your browser doesn’t support HTML5

Hapja e Muzeut të Shkencave në Londër

Duke pastruar rrjetat e merimangave dhe dorezat e dyerve, Muzeu i Shkencës në Londër u rihap më 19 gusht pas pesë muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë. Katër muzeume të tjera të shkencës në të gjithë vendin gjithashtu do të ndjekin këtë shembull.

Por vizitat nuk do të jenë si më parë. Numri i vizitorëve do të jetë i zvogëluar, biletat e paracaktuara dhe të gjithë vizitorët do të këshillohen të përdorin maskat, shpjegon nëndrejtoresha e muzeut Julia Knights.

"Kemi përmirësuar pastrimin në të gjithë muzeun. Po inkurajojmë vizitorët të përdorin pagesa pa patur kontakt kurdo që të jetë e mundur. Në muze, natyrisht do të ketë dezinfektantë të duarve për të gjithë. Dhe gjithashtu të gjithë do të inkurajohen të veshin maska".

Muzeu i Shkencave, pjesë e "Distriktit të Muzeve" të Londrës në zonën e pasur të Kensingtonit, i ka fillimet me Ekspozitën e Madhe të vitit 1851.

Muzeu nuk ka është mbyllur asnjëherë kaq gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, thotë zonja Knights.

"Ne nuk jemi mbyllur për një kohë kaq të gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pra, pesë muaj është një kohë e gjatë. Jemi shumë të ngazëllyer që po mirëpresim vizitorët tanë përsëri", thotë ajo.

Grupi i Muzeut të Shkencave, zakonisht mirëpret rreth pesë milionë vizitorë në vit dhe një mbyllje e tillë e zgjatur ka sjell një dëm të madh financiar.

"Siç mund ta imagjinoni, ndikimi ekonomik i COVID-19 në sektorin e muzeve dhe në të vërtetë sektorin turistik ka qenë i madh. Kemi kaluar pesë muaj pa të ardhura. Kështu, që ka qenë e vështirë", thotë zonja Knight.

Ndërsa vizitorët eksplorojnë ekspozita kushtuar historisë së shkencës, kuratorët po mendojnë për të tashmen dhe se si mund të prezantohet pandemia COVID-19 në dekadat e ardhshme.

Një projekt i ri për të pasqyruar COVID-19 filloi në fillim të marsit me synimin për të hulumtuar histori dhe për të identifikuar objekte.

Artifaktet e shtuar tashmë në koleksion përfshijnë copëza gazetash, letra me këshilla shëndetësore dhe një shenjë "Rri në shtëpi këtë Pashkë" që u përdor në prill gjatë një prej konferencave televizive të përditshme të qeverisë britanike.

"Ne jemi të interesuar natyrisht, në shkencën që qëndron pas pandemisë, hulumtimet, kërkimet për vaksinën, por edhe teknologjinë mjekësore, si respiratorët, madje edhe pajisjet personale mbrojtëse, që po arkivojmë," shpjegon Natasha McEnroe, në Muzeun e Shkencës.

Galeria e tanishme e muzeut tregon historinë nga evolucioni i anestezisë deri në zhdukjen e lisë përmes vaksinimit.

"Ne po ofrojmë një këndvështrim në atë që po kalojmë të gjithë. Po, është e vështirë për momentin, por ka pasur periudha të vështira, ka pasur epidemi të shkuara, pandemi të kaluara dhe ne kemi arritur t’i kapërcejmë ato, përmes zgjuarsisë njerëzore dhe shpikjeve shkencore të mahnitshme", thotë zonja McEnroe.

Mësime nga historia, për sfidat e ditëve tona.