Koreja e Jugut: Jemi në prag të një pandemie mbarëkombëtare

People wearing face masks to help protect against the spread of the coronavirus pray while maintaining social distancing during a service at the Chogyesa temple in Seoul, South Korea, Sunday, Aug. 23, 2020. (AP Photo/Ahn Young-joon)

"Jemi në prag të një pandemie mbarëkombëtare", tha drejtori i përgjithshëm i Qendrave koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Jung Eun-Kyeong tha se "rastet e reja po rriten në të 17 rajonet" në mbarë Korenë e Jugut.

397 raste të reja me COVID-19 të raportuara të shtunën vonë, përbëjnë kërcimin më të lartë ditor të rasteve që nga muaji mars.

Ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo tha të shtunën se kufizimet e reja në mbarë vendin, të cilat fillojnë të dielën, pasojnë nëntë ditë rritje tre-shifrore të rasteve me koronavirus.

Në mbarë vendin janë marrë masa për ndalimin e grumbullimeve të mëdha duke mbyllur kisha, klube nate, plazhe si dhe janë ndaluar tifozët të marrin pjesë në ngjarje profesionale sportive.

Lexoni edhe këtë SHBA, 5.6 milionë të infektuar me COVID-19

Zoti Jung tha se 841 raste të reja u gjurmuan përsëri në një miting antiqeveritar të mbajtur këtë muaj nga një predikues i krahut të djathtë që drejton Kishën Sarang Jell.

Një grup tjetër rastesh në Korenë e Jugut është gjurmuar në një Starbucks, thonë zyrtarët.