Amerikanët do të shkojnë në votime në 3 nëntor për të zgjedhur presidentin. Republikani Donald Trump dhe sfiduesi i tij i pritshëm demokrat, Joe Biden, përballen me një elektorat të polarizuar. Materiali në vazhdim profilizon presidentin aktual dhe mesazhin e tij të rizgjedhjes për popullin amerikan.
Ai po thanë kënetën politike, po mbron kufijtë e vendit dhe po ripërtërin ëndrrën për amerikanët e harruar - thonë mbështetësit e tij.
"Ndoshta nuk ka pasur kurrë kandidatë që janë kaq të ndryshëm. Ne duam ligj dhe rregull. Ata nuk duan ligj dhe rregull. Ne dëshirojmë kufij të fortë të mbyllur, ku njerëzit janë në gjendje të hyjnë përmes meritës, përmes një procesi të ligjshëm", tha presidenti Trump.
Rivali i tij demokrat e sheh Trumpin si të paaftë për detyrën e presidentit.
“Është shumë i paaftë dhe i pazoti për mendimin tim të drejtojë botën dhe të udhëheqë vendin”.
Your browser doesn’t support HTML5
Trump është një manjat i pasurive të patundshme dhe ish-personalitet televiziv, i cili u përball me skepticizëm kur njoftoi se do të hynte në garën presidenciale në vitin 2015. Ai mposhti demokraten dhe ish Sekretaren e Shtetit Hillary Klinton, duke habitur shumë, duke u lidhur me miliona amerikanë.
“Në një masë të madhe ata i përkasin klasës punëtore. Nuk kanë arsim të lartë por besnikëria e tyre për Trumpin është e palëkundur”, thotë Larry Sabato me Universitetin e Virxhinias.
Trump u përball me akuzat se ai u përpoq të kushtëzonte ndihmat amerikane për Ukrainën për favore politike. Dhoma e Përfaqësuesve kërkoi shkarkimin e tij nën akuzën e shpërdorimit të pushtetit dhe pengimit të hetimit të Kongresit. Presidenti Trump e quajti atë një gjueti shtrigash, duke pretenduar pafajësinë pasi Senati me shumicë republikane e liroi atë nga akuzat.
Më pas ai u përball me një tjetër sfidë.
"Sonte, dua të flas me ju për përgjigjen e paparë të vendit tonë ndaj shpërthimit të koronavirusit"
Ndërsa numri i rasteve të virusit dhe vdekjeve prej tij në Amerikë u shtuan, mbështetja për presidentin Trump ra në sondazhe.
Polemikave politike, iu shtuan protestat kombëtare pas vdekjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë dhe shpërthimet e demonstratave të dhunshme në disa qytete, që u pasuan me dislokimin e trupave federale nga presidenti Trump për të vënë nën kontroll protestat.
"Mendoj se koronavirusi rrëzoi fashon e fundit që mbante të mbuluar një plagë
Ndërsa Biden kryeson në shumicën e sondazheve, baza e Trump-it po qëndron në mbështetje të tij.
"Në përgjithësi, mendoj se shumica e republikanëve kanë realizuar politikat që ata donin. Ata donin taksa më të ulta, donin konservatorë në Gjykatën e Lartë, apo donin të ulnin emigracionin", thotë Barbara Perry me Universitetin e Virxhinias.
Problemeve të Trumpit iu shtuan lajmet e fundit se ekonomia amerikane pësoi rënien më të madhe të regjistruar ndonjëherë.
Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik po dekurajojnë mitingjet masive, është e vështirë të gjenerosh entuziazmin që shihet zakonisht në një fushatë politike në mediat sociale.
Janë këto sfida për Trump-in në këtë vit zgjedhor.