Gjykatësja Ruth Bader Ginsburg tha të premten se po i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi pasi i është rishfaqur kanceri, por nuk ka në plan të tërhiqet nga Gjykata e Lartë.
87 vjeçarja Ginsburg, e cila kaloi kohë në spital këtë javë për një infeksion të mundshëm, tha se trajtimi i saj deri më tani ka arritur të zvogëlojë kancerin në mëlçi dhe se ajo do të vazhdojë seancat e kimioterapisë çdo dy javë.
"Shpesh kam thënë se do të qëndroja si anëtare e Gjykatës për sa kohë që mundem ta bëj punën dhe mbetem plotësisht e aftë ta bëj atë", tha Ginsburg në një deklaratë të publikuar nga gjykata.
Ajo tha se shtrimet në spital kohët e fundit, përfshirë atë në maj, nuk kishin lidhje me kancerin.
Një skanim mjekësor në shkurt zbuloi një rritje të mëlçisë së saj, dhe ajo filloi kimioterapinë në maj.
"Skanimi i fundit në 7 korrik tregoi ulje të konsiderueshme të kancerit të mëlçisë dhe asnjë sëmundje të re," tha Ginsburg. "Unë po e përballojë mirë kimioterapinë dhe jam e inkurajuar nga suksesi i trajtimit aktual".