Në Tiranë, pas 37 ndalimeve të mëngjesit, policia vazhdon me ndalime të tjera të të rinjve që po protestojnë në afërsi të Teatrit Kombëtar.

Ata u ulën për disa minuta në rrugë, në shenjë proteste ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar dhe veprimeve të policisë.

Por forcat e rendit ndërhynë dhe i morën me shpejtësi në automjetet e tyre.

Në rrugët pranë Teatrit Kombëtar po vazhdojnë protesta spontane nga grupime të ndryshme banorësh, kryesisht të rinj në moshë.
Policia ka nisur në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë në qendër të Tiranës për të zbrazur zonën rreth Teatrit Kombëtar dhe për të mundësuar shkatërrimin e tij.