Mjekët në mbarë botën janë rikthyer tek një mënyrë e vjetër e trajtimit të infeksioneve. Fjala është për transfuzionin e plazmës së gjakut të mbushur me molekula imunitare që ndihmuan të mbijetuarit e COVID-19 të mundin virusin vdekjeprurës. Më shumë hollësi sjell materiali në vazhdim.
Your browser doesn’t support HTML5
Në spitalin “Brigham and Women” në Boston, donatorët po japin kontributin për të përcaktuar nëse plazma nga pacientët e rikuperuar nga COVID-19 do të ndihmojë në sherimin e shpejtë të pacientëve të prekur nga virusi. Mjeku Richard M. Kaufman thotë se synimi është përpjekja për të krijuar një terapi imuniteti.
“Qëllimi është mbledhja e plazmës, që është pjesa e lëngshme e gjakut, nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi dhe përdorimi i saj si një terapi imuniteti.”
Mjeku thotë se kjo praktikë e përdorimit të antitrupave për pacientët e infektuar është përdorur gjatë epidemive si SARS1, MERS dhe Ebola.
“Kjo qasje e përdorimit të antitrupave nga pacientë që e kanë marrë veten është përdorur për epidemi si SARS1, MERS, Ebola, por askush nuk e din nëse funksionon në rastin aktual me koronavirusin. Arsyeja është se nuk ka patur teste klinike të nivelit të lartë për të provuar sigurinë dhe efikasitetin e kësaj qasjeje.”
Por mjeku Clifton Mo nga Isntituti Dana Farber thonë se asyeja që kjo teknikë duket intriguese është fakti se nuk nevojitet testimi nga një kompani e madhe farmaceutike.
“Në këtë rast, një individ që e ka marrë veten nga COVID-19 dhuron gjakun. Pra nuk kemi një kompani farmaceutike që po përgatitet që të prodhojë një ilaç.”
Mjeku Richard M. Kaufman thotë se procedura po kryhet në atë mënyrë që gjysma e pjestarëve në këtë test po marrin plazmë nga individët që e kanë marrë veten nga koronavirusi.
Gjysma tjetër, thotë ai, do të marrin plazmë të rregullt. I gjithë procesi, thotë ai, po kryhet në atë mënyrë që as mjeku dhe as pacienti nuk e dinë se cilit grup i përkasin. Kjo , thotë mjeku, është e vetmja mënyrë për të gjetur nëse kjo praktikë do të sjellë përfitime apo jo nga përdorimi i plazmës së individëve që e marrin veten nga COVID-19.