Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi bëri thirrje që të mos ushtrohet trysni ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka vënë vetes një afat deri më 29 maj që të shqyrtojë kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë ishte kerkesë e lëvizjes Vetëvendosje pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar prej saj. Kjo lëvizje kërkon zgjedhje të reja dhe vlerëson që është jokushtetuese ngritja e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar.
Your browser doesn’t support HTML5