Shkodër: Pas mbylljes së stadiumit, atleti Franko Burraj stërvitet në rrugët e qytetit

Your browser doesn’t support HTML5

Atleti Franko Burraj po stërvitet në një nga rrugicat e qytetit të Shkodrës, që ngjitet drejt kalasë “Rozafa”. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, stadiumi i qytetit është mbyllur. Ndaj, nën drejtimin e trainerit të tij Bruno Rrotani, po vazhdon të stërvitet nëpër anekset e qytetit.