Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, po diskutojnë me video konferencë për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve. Video konferenca mbahet në vend të samitit të Zagrebit i cili u anulua për shkak të pandemisë. Samiti, ndonëse nuk flet për procesin e zgjerimit, pritet të transmetojë mesazhet lidhur me detyrat e vendeve të rajonit ndaj proceseve integruese.