Dhoma e Përfaqësuesve ndryshoi të martën planet për t’u kthyer në Uashington javën që vjen, mes shqetësime se koronavirusi nuk është vënën nën kontroll në zonën përreth kryeqytetit amerikan.
Kjo është shenja e fundit që ligjvënësit ende po përpiqen të përshtaten me sfidën e pashembullt të pandemisë gloabel dhe platformat e reja në internet.
Si rezultat, një nga tre degët e qeverisë në vend ende nuk ka zbatuar planet për të funksionuar nga largësia gjatë një krize. Shtatë pjestarë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 31 të tjerë janë vetizoluar pas dyshimeve për kontakte me një individ të infektuar. Deri më sot, vetëm senatori Rand Paul ka testuar pozitiv për koronavirusin.
Ndërsa njoftoi ndryshimet, udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Steny Hoyer tha se do të takohej me udhëheqjen republikane dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të hartuar një plan të vonuar që ligjvënësit të bëjnë një pjesë të punës së tyre nga distanca.
“Komisionet mund të punojnë virtualisht dhe të përfundojnë detyrat që kanë. Kemi seanca dëgjimore, raportime dhe punë përgatitore për projektligje kur të kthehemi përsëri në seancë.”
Një votim i planifikuar me 23 prill, që do të kishte filluar procedurat për të punuar nga largësia, u anulua pas republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve shprehën shqetësime mbi ndryshimet. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka ngurruar lidhur me idenë për të ndryshuar rregullat e votimit. Por nga ana tjetër, zoti Hoyer ka mbështetur me entuziazëm kalimin e punës së ligjvënësve në platformat në internet.
“Kam shpresë që kjo të bëhet në një ardhme realitivisht të shkurtër. Anëtarët e Kongresit do të punojnë shumë nga distanca dhe pastaj do të kthehen të miratojnë legjislacione në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Po ashtu edhe komisionet do të veprojnë në mënyrë efikase për aq kohë sa vazhdojnë këto kufizime.”
Liz Hempowicz, drejtore e politikave publike me Projektin për Mbikëqyrjen Qeveritare, thotë se nevojitet një kompromis përgjatë këtyre linjave.
“Nga ana teknologjike kjo është tërësisht e mundshme. Vështirësia del në pah, në këto momente që po flasim, nuk ka vërtet një dëshirë apo një udhëheqje në Kongres për të zbatuar disa nga këto masa që do të mundësonin që Kongresi të funksionojë në një mënyrë më normale.”
Rregullat e Dhomës së Përfaqësuesve kërkojnë që anëtarët të jenë të pranishëm në votime. Por ndryshimi i planifikuar do të lejonte votimin me përfaqësim, që do të thotë që një anëtar që ndodhet fizikisht në Kongres për të votuar, ka autorizimin për të votuar në emër të një anëtari tjetër që nuk është i pranishëm. Mungesa do të ishte e lejuar për një periudhë 60 ditore, kur zyrtarët e lartë të Kongresit e përcaktojnë situatën si emergjente.
“Nuk mund të lejojmë mënyrën se si gjërat janë bërë në të kaluarën, që të përcaktojnë mënyrën se si duhen bërë në të ardhmen. Status Quo është bërë e papranueshme dhe e rrezikshme, jo vetëm për anëtarët e Kongresit, por më e rëndësishmja, për të gjithë me të cilët jemi në kontant”, tha ligjvënësi Jim McGovern në një editorial të publikuar në gazetën Washington Post të martën.
Zoti McGovern drejton Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Rregulloren, një grup ligjvënësish që po shqyrton opsionet mbi funksionimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë një emergjence.
Për nga vetë mënyra se si funksionon, Kongresi është i prekshëm nga pandemia. Pothuajse çdo javë, ligjvënësit shkojnë e vijnë me aeroplan nga shtetet që ata përfaqësojnë për të miratuar legjislacione. Pas tubimeve publike dhe votimeve ata kthehen me aeroplan në shtetet e tyre.
Debati rreth votimit nga distanca varet nga mënyra se si është formuluar në Kushtetutë, ku kërkohet mbledhja e ligjvënësve, thotë zonja Hempowicz. Por dokumenti 231 vjeçar u hartua kur ky ishte varianti i vetëm.
Zonja Hempowicz thotë se praktika gjyqësore në gjykakat amerikane mbështet argumente të forta që mund të zbatohen për një lloj numërimi elektronik të kuorumit, në vend se të kërkohet prania fizike në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve.
Në Britani, ku deputetët kanë shkëmbime të zëshme me njëri-tjetrin, një plan për funksionuar përmes teknologjisë u miratua javën e shkuar. Sipas plant, 50 ligjvënës janë fizikish të pranishëm në parlament, ndërsa 120 të tjerë marrin pjesë nga largësia përmes videokonferencës. Kurse pjesa tjetër nga trupiprej 650 anëtarësh ndjek punimet nga shtëpia.
Ligjvënësit amerikanë kanë bërë disa përshtatje ndërsa kanë shkuar në Kongres për një periudhë të shkurtër për të miratuar legjislacione për koronavirusin. Në bazë të atij procesi, grupe të vogla ligjvënësish, sipas rendit alfabetik, lejohen në sallën e votimit. Zakonisht, një votim zgjat 15 minuta, por kjo procedurë e zgjat procesin në disa orë.
Senati me shumicë republikane ka ndjekur një qasje të ngjashme. Të 100 senatorët votuan me radhë duke marrë pjesë në grupe të vogla në sallë. Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell u shpreh qarët se kjo dhomë e Kongresit do të kthehet në Uashington me 4 maj.
“Kjo krizë kërkon që çdo pjesë e shoqërisë tonë ka nevojë të madhe për stabilitet, qartësi dhe siguri. Senati ka dhënë kontributin, por puna jonë nuk ka mbaruar. Pres të shoh të gjithë kolegët e mi të hënën.”
Si Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve konsultohen me të njëjtin mjek të Kongresit kur marrin vendime që kanë lidhje me shëndetin dhe sigurinë e ligjvënësve. Dallimet në vendimet e dy dhomave të Kongresit tregojnë vështirësinë që ka udhëheqja në gjetjen e një pike të përbashkët.
“Po krijon një lloj zgjedhje false mes sigurisë dhe aftësisë për të bërë punën e Kongresit. Në të vërtetë egzistojnë mundësi të tjera që mund të ishin hulumtuar dhe zbatuar, që do të kishin mundësuar që Kongresi të funksionojë normalisht nga jashtë Uashingtonit”, tha zonja Hempowicz.