Qendra mjekësore “Montefiore” në Bronks të Nju Jorkut do të nisë shumë shpejt provat klinike me plazmën konvaleshente si pjesë e një përpjekje për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19. Terapia parashikon trajtimin e të prekurve me plazmën e marrë nga pacientë tëshëruar. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Ervin Mazniku, përgjegjës për provat klinike në këtë spital, bën një vlerësim të mënyrës se si sistemi shëndetësor amerikan u përball me pandeminë, nga problemet me pajisjet mjekësore tek mungesa e testeve në shkallë të gjerë. Me zotin Mazniku bisedoi kolegia Menada Zaimi.
Your browser doesn’t support HTML5