Në Shqipëri, autoritetet e shëndetit publik njoftuan për zbulimin e 22 rasteve të reja persona të prekur me COVID-19.
Më shumë se gjysma e tyre i përkasin Kurbinit, i cili doli papritur si një vatër e re e sëmundjes.
Pjesa tjetër janë raste Krujë, Shkodër e Tiranë, të treja vatra aktive me zgjerim të përditshëm.
Zonat më të prekura janë Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Numri i përgjithshëm i të prekurve është afro 580 raste nga rreth 5 mijë e 800 teste gjithsej.
Por zyrtarët thonë se nga këta vetëm 231 persona janë të infektuar aktivë, ndërsa pjesa tjetër janë shëruar.
Prej disa ditësh numri i të vdekurve është ndalur në 26 persona, ndërsa dy spitalet COVID janë të shtruar 44 persona, 10 nga të cilët janë nën terapi intensive.
Pas 60 orë mbyllje thuajse të plotë gjatë fundjavës, Shqiëpria provoi sot një hapje të kujdesshme të një seri biznesesh prodhuese, pas 40 ditësh izolimi.
Gjatë fundjavës u lejuan të dilnin për disa orë moshat e treta dhe nënat me fëmijët nën 10 vjeç.
Por rregullat e ndalimit për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve janë ende në fuqi sipas orareve të mëparshme.
Një grup infermierësh u nisën sot drejt Italisë, duke iu bashkuar grupit të parë të mjekëve, që shkuan atje vullnetarë për të ndihmuar disa javë më parë.