Rashiti: Kosova nuk mund të ketë qeveri që vë kushte për dialogun

  • Leonat Shehu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar për të mërkruën në takim këshillues kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar rrugëdaljen nga sitauat e krijuar në vend pas rrëzimit të qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje refuzon cdo zgjidhje tjetër përvec zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas pandemisë së koronavirusit. Analisti Naim Rashiti në një bisedë për Zërin e Amerikës, thotë se Kosova nuk mund të ketë më qeveri që do të mbajë në fuqi tarifat ndaj mallrave serbe dhe të kushtëzojë bisedimet me Serbinë. Ndryshe, thotë ai, çështja e bisedimeve Kosovë-Serbi do të rrëzojë çdo qeveri, sepse po shfrytëzohet për beteja politike dhe po dëmton marrëdhëniet e miqtë e Kosovës.

Your browser doesn’t support HTML5

Rashiti: Kosova nuk mund të ketë qeveri që vë kushte për dialogun