Parisi i heshtur nga koronavirusi

  • Lisa Bryant

Ashtu si një numër gjithnjë e më i madh vendesh në shkallë globale, Franca ka ndaluar qarkullimin e lirë, për të penguar përhapjen e koronavirusit. Turistët janë zhdukur nga sheshet e këtij vendi shumë të frekuentuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant përcjell nga Parisi reflektimet e saj mbi realitetin e ri që po përjetojnë banorët e kryeqytetit francez:

Jeta në vetë-izolim është stresuese. Disa shprehen të vetmuar dhe të trembur. Por kjo situatë përcjell një imazh unik të qytetit.

Gazetarja Lisa Bryant ka jetuar në Paris prej 20 vjetësh dhe tregon se nuk e ka pare ndonjëherë kaq të heshtur.

Muzeumet e Luvrit dhe Tuleri pa turistë…

Kompleksi Les Halles pa blerës…

Lumi i Senës pa këmbësorë që shëtisin bregut…

Sheshi Place de la Republique pa protestues…

Megjithatë, disa gjëra nuk kanë ndryshuar. Tregjet e ushqimeve janë të hapura, të paktën për momentin.

Në Francë, buka bagetë është për banorët po aq e domosdoshme sa ilaçet.

Gazetarja e Zërit të Amerikës, ashtu si kolegët e saj nga media të tjera ka të drejtën të lëvizë për të raportuar. Ajo kalon një pjesë të kohës në zyrën e saj në Paris, pjesën tjetër në një banesë në periferi.

Por si çdokush tjetër që lëviz në qytet, gazetarja duhet të paraqesë një dokument të nënshkruar që dëshmon përse ajo gëzon të drejtën për të dalë jashtë banesës, si për shembull për të blerë artikuj ushqimorë, apo për fizkulturë.

Ata që thyejnë rregullat gjobiten me 135 euro.

Për ata që ende gëzojnë shëndet të plotë, mundësia për të punuar me një ritëm më të ulët, për të shijuar një ditë pushim ekstra në shtëpi, nuk është gjë krejt e keqe.