Ndërsa banorët e Shteteteve të Bashkuara qëndrojnë në shtëpi nga frika e infektimit me koronavirus, ata po përshtaten me mënyrën e re të jetesës. Gazetarja e Zërit të Amerikës Julie Taboh bisedoi me disa banorë të zonës së Uashingtonit për të parë se si amerikanët e kalojnë kohën në këtë situatë ankthi.
Restorantet janë të zbrazët. Po ashtu muzetë, kinematë dhe vende të tjera ku mblidhen njerëzit... Gjithçka nga frika e infektimit me COVID-19.
Banorët e zonës së Uashingtonit përpiqen të dalin sa më pak nga shtëpia.
“Mora vetëm ato gjëra që më duheshin sepse duhet të kemi mjaftueshëm furnizime për të gjithë”,thotë Deborah Rephan.
“Nuk dua ta boshatis dyqanin sepse edhe njerëzit e tjerë kanë nevoja. Duhet të jemi të arsyeshëm”, thotë Jan Forest, një banore tjetër e Uashingtonit.
“Kam furnizime për 14 ditë, që mund të më duhen nëse sëmurem”,thotë Dennis Robicheaux.
Për Henry dhe Jason Cronic është me rëndësi që të kenë pije rezervë në shtëpi.
“Dëgjuam se qeveria në Pensilvani mbylli dyqanet e alkoolit, prandaj erdhëm të marrim sa të kemi mundësi”, thotë Cronic.
Ky është lajm i mire për pronarin e dyqanit, Malkit Singh, i cili thotë se iështë shtuar biznesi. ((Malkit Singh, pronar i dyqanit “Chevy Chase Wine & Spirits”.
“Njerëzit po punojnë nga shtëpia. Atyre u duhen arsye të jenë të kënaqurnë shëpi, prandaj po blejnë më shumë pije”, thotë ai.
Ann Hoog po kalon kohë me familjen.
“Po mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë kohën përjashta. Ishim të ngujuar në shtëpi gjithë ditëndhe tani kemi dalënë park”, thotë Ann Hoog, banore e zonës së Uashingtonit.
Të tjerë shijojnë një shëtitje me qenin.
“Po kënaqem duke kaluar më shumë kohë me qenin”, thotë Ron Slotkin.
“Është i mrekullueshëm. E nxorra pak që të freskohet me ajrin e pranverës”, thotë Chuck Deuces, I cili mban një gjarpër të quajtur Teddy.
Sophia Panchal mëson gjëra të reja ndërsa shkollat janë mbyllur. Përgatit ëmbëlsira, bisedon me shoqërinë dhe kalon kohë me motrën e saj Jasmine.
“Jam e gëzuar sepse po kaloj më shumë kohë me familjen, dalim me biçikleta në rrugicën tonë dhe gatuajmë ëmbëlsira”, thotë Sophia Panchal.
Banorët e Uashingtonit, të rritur e fëmijë, duket se po e kalojnë në qetësi këtë periudhë sfide.
“Është gjithmonë kënaqësi të shijosh një gotë alkool në fund të një dite stresuese. Mendoj se na presin ditë të mira”, thotë Harry Cason, banor i zonës.