Nënpresidenti Mike Pence dhe bashkëshortja e tij Karen, rezultuan negativë pas testimit për koronavirus. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyra e nënpresidentit.
Zoti Pence e kreu testin nisur nga fakti se një prej anëtarëve të stafit të tij rezultoi të ishte prekur nga virusi.
"Nisur nga pozita unike që unë kam si Nënpresident dhe si drejtues i grupit task-force në Shtëpinë e Bardhë, unë dhe bashkëshortja ime do të testohemi më vonë gjatë ditës së sotme", tha zoti Pence të shtunën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Fillimisht zyra e nënpresidentit nuk iu përgjigj pyetjeve nëse ai do të testohej apo jo, përgjigje që e dha më vonë vetë publikisht vetë zoti Pence.
Ndërkohë javën e kaluar mjeku i Presidenti njoftoi se zoti Trump rezultoi negativ pas testimit për koronavirus.