Venezuela vuri nën arrest gjashtë ekzekutivë amerikanë të naftës, disa orë pasi Presidenti Donald Trump u takua me udhëheqësin e opozitës Juan Guaido në Uashington. Para se të merreshin nga autoritetet, ekzekutivët mbaheshin prej shumë muajsh në arrest shtëpie.
Familjarët e të arrestuarve thanë se nuk e dinë vendndodhjen e tyre. Është e paqartë nëse Presidenti Trump dhe udhëheqësi i opozitës Guaido biseduan për amerikanët e arrestuar gjatë takimit mes tyre.
Familjet i kanë kërkuar Departamentit të Shtetit të ndihmojë për lirimin e të arrestuarve. Vitin e kaluar ata u takuan edhe me Zëvendës Presidentin Mike Pence.
Policia e Venezuelës i arrestoi amerikanët në nëntor 2017 me akuzën e përvetësimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit.Zyrtarët e Venezuelës nuk kanë komentuar.