Ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë konfimuar se virusi i ri ka shkaktuar të paktën katër viktima dhe rreth 136 raste të reja të personave të prekur. U konfirmua gjithashtu se virusi mund të transmetohet edhe nga një person tek tjetri, dhe jo vetëm nga kafshët tek njeriu. Rastet e para të udhëtarëve të infektuar janë njoftuar nga Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Japonia.
Ekspertët kinezë të shëndetësisë kanë konfirmuar se virusi i ri ka marrë tashmë jetët e katër personave dhe është shtuar frika se mund të përhapet me shpejtësi mes njerëzve.
Komisioni Kombëtar Kinez tha se virusi, i cili shkakton një lloj pneumonie, mund të transmetohet nga një person tek tjetri, dhe jo vetëm nga kafshët tek njerëzit.
Më herët ishte konfirmuar nga autoritetet kineze se 136 raste të reja ishin zbuluar, një rritje kjo tepër e lartë gjatë tre ditëve të fundit. Janë pikasur edhe rastet e para në kryeqytetin e vendit Pekin dhe në Shangai.
Zyrtarët e qeverisë besojnë se situata do të vendoset nën kontroll. Madje edhe një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë u përpoqën të qetësonte shqetësimet për ndikimin që do të ketë në treg përhapja e këtij virusi.
“Do të sigurohemi që tregu të jetë i mbrojtur gjatë kësaj epidemie dhe që njerëzit të kenë një Festival Pranvere të gëzuar dhe të kalojnë pushimet me të gjitha ushqimet dhe mallrat që ju duhen”.
Sidoqoftë, punonjësit e shëndetësisë në qytetin Wuhan, ku filloi epidemia, thonë se tashmë numri i njerëzve të prekur i ka kaluar 200. Shumica e këtyre rasteve përshkruhen si të lehta. Viktima e fundit e konfirmuar ishte një 89-vjeçar nga Wuhani.
Zyrtarët koreanojugorë të shëndetësisë konfirmua dje rastin e një gruaje 35-vjeçare që pati udhëtuar nga Wuhan për në Incheon të Koresë së Jugut. Edhe Tailanda dhe Japoni kanë konfirmuar raste të tjera. Indonezia njoftoi se ka shtuar kontrollet në aeroporte të pasagjerëve nga Kina.
Që të premten, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara filloi kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga qyteti kinez Wuhan në tre aeroporte amerikane, në San Françisko, Los Anxhelos dhe Nju Jork.