Francë: Policia vret autorin e dyshuar të një sulmi me thikë

Policia franceze qëlloi të premten për vdekje një person i cili kreu një sulm me thikë në një park në qytetin Villejuif, duke vrarë një person dhe plagosur rëndë dy të tjerë. Lajmi u njoftua nga transmetuesi televiziv BFM.

Qytetin Villejuif ndodhet shumë pranë kryeqytetit të vendit Parisit.

Policia ka ilozuar zonën përreth parkut dhe zëvendës ministri i brendshëm francez vizitoi vendngjarjen. Dy të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë njoftoi stacioni televiziv francez duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor.

Në muajin tetor në Paris katër persona u qëlluan për vdekje me thikë brenda komisariatit të policisë nga një punonjës i brendshëm. Sipas prokurorëve, sulmuesi i cili u vra nga policia, kishte lidhje me islamistët radikalë. Deri tani nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorit të dyshuar për sulmues në qytetin Villejuif.