Kosovë, vazhdojnë mosmarrëveshjet mbi qeverinë e re

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë këtë javë mbahet mbledhja e parë e parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por ende nuk ka një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së ardhshme. Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike që dolën të parat në zgjedhje, kanë rënë dakord për një qeveri koalicioni, ato nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e posteve kyçe mes tyre. Korrespondenti ynë në Prishtinë Besim Abazi sjell detaje se ku kanë mbetur negociatat mes palëve dhe se çfarë po e pengon marrëveshjen krahas postit të presidentit. Lidhur me këto zhvillimeve flet për Zërin e Amerikës dhe analisti Ilir Ibrahimi.