Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia. Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë vetë rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë. Kjo gjë për zotin Salihu i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë. Zoti Salihu flet gjithashtu dhe mbi rolin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të mbrotjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë.