Rumunët votojnë në zgjedhjet presidenciale

Rumunët votojnë sot në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Analistët thonë se Klaus Iohannis ka të ngjarë të kthehet në detyrë përmes një balotazhi.

Iohannis, një liberal i qendrës, ndryshe nga disa udhëheqës të tjerë të Evropës Lindore, nuk e ka përqafuar nacionalizmin.

Sondazhet tregojnë se ai do të marrë 40% të votave të dielën.

Konkurrenca e tij më e ashpër pritet të vijë nga ish-kryeministrja Viorica Dancilla, udhëheqëse e Social Demokratëve.

Nëse askush nuk merr 50% të votave në zgjedhjet e së dielës, do të ketë një raund të dytë të votimit më 24 nëntor.